Sport

Publikohet lista e volejbollisteve të Kosovës

Volejbolliste

Përzgjedhësi i Kosovës në volejboll, Lorik Ilazi, e ka bërë publike listën e volejbollisteve të ftuara për kualifikimet për Evropianin 2026.

Kështu është bërë e ditur të martën nga Federata e Volejbollit të Kosovës

Në listën e tij, Ilazi ka ftuar 26 lojtare, bazuar në formën e tyre në ekipet e Superligës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Grumbullimi i volejbollisteve do të bëhet të premten. Kosova është në grup me Rumaninë dhe Kroacinë.

Volejbollistet e Kosovës e hapin kampanjën e kualifikimeve në ndeshjen me Kroacinë, të cilën e luajnë si vendase, më 17/18 gusht.