Sport

Publikohet formacioni Shqipëri-Çeki

Përzgjedhësi brazilian i Shqipërisë, Sylvinho, ka vendosur të luajë me formacionin 4-3-3.

Sylvinho ka rikthyer në portë Etrit Berishën, për duelin kualifikues për “Euro 2024” kundër Republikës së Çekisë.

Në vend të Berishës në portë në fitoren 2:0 ndaj Polonisë, ishte Thomas Strakosha. Ndryshime ka edhe në mbrojtje. Në vend të Ardian Ismajlit të lënduar, vendin e tij e ka zënë Arlind Ajeti, që do të jetë përkrah kapitenit Berat Gjimshiti në qendër të mbrojtjes.

Mario Mitaj është në krahun e majtë kurse Elseid Hysaj në të djathtin. Në mesfushë do të jenë Ylber Ramadani, Nedim Bajrami dhe Jasir Asani. Ndërkohë, në sulm janë Kristjan Asllani, Sokol Cikalleshi dhe Taulant Seferi.

Image