Fundori Arti Hajdari është përforcimi i radhës te Sigal Prishtina. Ekipi kryeqytetas e ka prezantuar Hajdarin të mërkurën, i cili ka firmosur kontratë dyvjeçare.
Hajdari bëhet përforcimi i tretë te Prishtina brenda tri ditësh, pasi më herët janë prezantuar edhe Muhamedali Janjeva e Devoe Joseph.
Hajdari edicionin e fundit ishte pjesë e Pejës dhe e fitoi titullin e kampionit.
Ai luajti me një mesatare prej 10 pikëve për ndeshje dhe te Prishtina po shihet si përforcim i duhur për edicionin e ri.
Hajdari karrierë në Kosovë ka bërë edhe te Raoveci, Feronikeli e Ponte Prizreni.