Kampionia në fuqi, Prishtina ka kaluar në epërsi ndaj skuadrës së Feronikelit. Në minutën e 60-të, Prishtina ka zhbllokuar rezultatin nëpërmjet Leonit Abazit.
Abazi shënoi një gol të bukur nga krahu i majtë, i cili fillimisht dukej si asistim por që përfundoi prapa shpinës së portierit të Niklit.
Dueli mes Prishtinës dhe Feronikelit, po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe i takon xhiros së 15 të Superligës së Kosovës në futboll.