Sport

Prishtina vazhdon me përforcime, prezanton Kurtajn

Prishtina është përforcuar edhe me një futbollist. Skuadra e kaltër të enjten pasdite ka prezantuar sulmuesin e krahut, Albion Kurtaj.

24-vjeçari nga Kaçaniku së fundi ishte futbollist i Llapit. Me Prishtinë ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.

“Dihet që ëndrra e çdo lojtari është të luaj për skuadrën e Prishtinës, sepse Prishtina është klub me trofe të shumtë dhe gjithmonë garon për pozitat e para në klasifikim. Është sfidë e jashtëzakonshme për mua të jem pjesë e Prishtinës duke besuar se do të korrim suksese së bashku”, ka thënë Kurtaj për faqen zyrtare të klubit.

Kurtaj më herët karrierë ka bërë edhe te Lepenci, Ulpiana dhe Ferizaj.