Sport

Prishtina prezanton Susurin

Fitim Susuri është përforcimi më i ri i FC Prishtinës. Futbollisti nga Prizreni është prezantuar të enjten te skuadra e Prishtinës, ndonëse nuk janë bërë të ditura detajet e kontratës.

Ai së fundmi, për një periudhë të shkurtër ka qenë pjesë e Feronikelit ’74 kurse si lojtar është zhvilluar te Liria e Prizrenit.

Sezonin e shkuar, Susuri me fanellën e Lirisë ka treguar formë të mirë në Ligën e Parë të Kosovës, ku kishte shënuar 10 gola dhe kishte bërë po aq asistime.

23-vjeçari është shprehur i lumtur që do të jetë pjesë e Prishtinës, ekip me të cilin shpreson që do të ketë suksese në karrierë.