Pas shumë largimeve, Prishtina e ka prezantuar përforcimin e parë për stinorin pranveror.
Bëhet fjalë për mbrojtësi Bujar Pllana, i cili së fundmi ishte pjesë e Feronikelit.
Zyrtarizimin e marrëveshjes e ka bërë të ditur Prishtina në faqen zyrtare të klubit. Pllana është 20-vjeçar dhe luan në qendër të mbrojtjes dhe në krahun e djathtë.
Pllana që është zhvilluar si futbollist te Trepça ’89, është pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës U-21.
Shtatlarti është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore në Antalia.