Sport

Prishtina ndahet me Ramadanin

Kampionia e Kosovës në futboll, Prishtina, është ndarë me trajnerin Zekirija Ramadani.

Ramadani e udhëhoqi Prishtinën drejt titullit të kampionit edicionin e kaluar.

Por rezultatet e skuadrës së kaltër këtë edicion nuk janë ato që priteshin.

Dhe të premten mbrëma Prishtina e Ramadani kanë ndarë rrugët.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i klubit Prishtina, Remzi Ejupi.

Ramadani ka fituar titullin edhe me Trepçën ’89 e Feronikelin.