Prishtina ka shënuar fitoren e dytë radhazi në kampionat. Kampionia në fuqi të dielën e ka mposhtur në udhëtim Feronikelin me rezultat të thellë 4:0.
Kryeqytetasit e dominuan nga fillimi e deri në fund takimin në Drenas.
Serinë e golave për “bardhekaltërit” e hapi Endrit Krasniqi në minutën e tetë.
Në minutën e 29-të mysafirët dyfishuan epërsinë me golin e shënuar nga Leutrim Kryeziu.
Edhe në pjesën e dytë prishtinasit dominuan duke shënuar edhe dy gola të tjerë.
Në minutën e 79-të sulmuesi, Otto John realizoi për 3:0. Bleart Tolaj vulosi fitoren e prishtinasve prej 4:0.
Prishtina ka tetë pikë, derisa Feronikeli mbetet me gjashtë sosh.