Sport

Prishtina mbyll afatin kalimtar me 1 blerje e 8 huazime – Vushtrria në krizë

Mbrëmë zyrtarisht ka përfunduar afati kalimtar i dimrit në futbollin kosovar.

Prishtina në këtë afat është përforcuar me sulmuesin nga Skënderbeu i Korçës, Oto John.

Ndërkohë, dy të rinj, njëri nga Gjermania, shtetasi nga Shqipëria, Nils Mema dhe Ermal Vitija nga skuadra e re U19 e Prishtinës kanë nënshkruar kontrata profesionale me klubin, njofton faqja zyrtare e klubit, raporton Ksp.

Ndërkohë, Prishtina ka huazuar tetë futbollistë të saj në skuadrat tjera.

Alban Shillova huazohet në Drenicë, Agon Xhaka në Besë të Pejës, Trimror Selimi, Ramush Ramadani dhe Jon Bajgora në Ulpianë, Art Maloku e Armend Gashi në Vëllaznim dhe Lis Ahmeti në Ramiz Sadik.

Kujtojmë se skuadrat e mëdha, si Prishtina, Llapi, Drita, Gjilani, Feronikeli e Ballkani kanë transferuar një numër të madh lojtarësh, mirëpo vetëm një skuadër e Superligës nuk ka arritur të përforcohet me asnjë lojtar.

Duket se Vushtrria e ka ngritur flamurin e bardhë, pasi që në skuadër nuk është transferuar asnjë lojtar, e ndërsa janë larguar të gjithë lojtarët e skuadrës së parë.

Nga skuadra janë larguar lojtarë si: Dior Zabërgja, Alush Gavazaj, Qëndrim Gashi, Petrit Tahiri, Bashkim Shala, Ismet Caka, Bajram Zuqaku, Klevis Lushaku, Ledjon Mucaj, Jasmin Raboshta, Ian Agusto, Ygor Vinicius, Matheus De Paula, Kujtim Pantina, Rinor Karaqa, Etrit Halimi, Duat Maxhuni, Besfort Dervishaj dhe Djellon Dragusha.

Kjo, siç shkruan Kosovapress, tregon që Vushtrria është në krizë financiare, gjithashtu edhe në krizë të rezultateve pasi që do të jetë shumë e vështirë që të sigurojë mbijetesën edhe për sezonin e ardhshëm në Superligë.