Sport

Prishtina mban Pefqelin, largon tre futbollistë

Mesfushori i skuadrës së Prishtinës, Mërgim Pefqeli, e ka vazhduar kontratën me skuadrën “Bardhekaltër”.

Njëri ndër mesfushorët më të mirë të skuadrës për edicionin që e lamë pas, do të jetë me ekipin nga kryeqyteti edhe për një vit tjetër.

Ndërkohë, nga Prishtina pritet të largohen edhe tre futbollistë.

I pari është sulmuesi i krahut, Gentrit Begolli, i cili lajmin e ka bërë publik në rrjetin social “Facebook”, derisa nga klubi pritet të largohen edhe sulmuesi tjetër, Shend Kelmendi, dhe mesfushori Endrit Krasniqi.