Të premten është tërhequr shorti për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në futboll.
Në rrethin e dytë do të paraqiten 32 skuadra, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen më 5 e 6 dhjetor. Fituesja në fuqi e Kupës, Prishtina, luan në udhëtim ndaj Rahovecit.
Kampioni aktual, Ballkani, përballet në Skënderaj me Drenicën. Në këtë rreth garash paraqiten të gjitha skuadrat e Superligës.
Ndeshjet e rrethit të dytë:
Prishtina e Re – Behari
Rahoveci – Prishtina
Fushë Kosova – 2 Korriku
Ramiz Sadiku – Gjilani
Suhareka – Trepça
Vllaznia – Trepça’89
Dinamo – Vushtrria
Flamurtari – Dukagjini
Feronikeli 74 – Istogu
Dardanët – Drita
Liria – Rilindja 1974
Vëllaznimi – Ferizaj
Llapi – Phoenix
Ulpiana 1932 – Vjosa
Malisheva – Kika
Drenica – Ballkani