Sport

Prishtina, Liria dhe Dallku në procedurë disiplinore

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ka hapur procedurë disiplinore ndaj Prishtinës, Lirisë dhe trajnerit të Dukagjinit, Armend Dallku.

Në arsyetimin e KD të FFK-së shkruan se ndaj Prishtinës është hapur procedurë për shkak të hedhjes së mjeteve piroteknike në fushë në ndeshjen e zhvilluar në fundjavë në mes të Prishtinës dhe Feronikelit 74.

Ndeshja u zhvillua në Lipjan, ndërsa Prishtina ishte vendase.

“Në minutën e 35-të të ndeshjes nga tribuna, simpatizuesit e KF Liria, godasin me shkrepës në shpinë gjyqtarin kryesor të ndeshjes Liria-Ballkani”, shkruan në vendim.

Ndërkohë, në arsyetimin për Armend Dallkun thuhet se ishte prezent për 2-3 minuta në tunelin e stadiumit gjatë ndeshjes Dukagjini - Malisheve, ndonëse ishte i suspenduar për shkak të kartonëve të verdhë.