Sport

Prishtina konfirmon largimin e Ramadanit

Skuadra e Prishtinës ka konfirmuar largimin e trajnerit Zekirija Ramadani. Në njoftimin e klubit nga kryeqyteti të mërkurën mbrëma, thuhet se palët kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Ramadani ishte në krye të Prishtinës prej shtatorit të vitit të shkuar dhe sezonin e shkuar arriti ta fitojë titullin e kampionit, trofe që i kishte munguar ekipit për tetë vjet. Ramadanin te Prishtina, do ta zëvendësojë boshnjaku Abdullah Ibrakoviq, i cili pritet të prezantohet gjatë këtyre ditëve.

“FC Prishtina dhe trajneri Zekirija Ramadani e ndërpresin bashkëpunimin FC Prishtina njofton ‘Plisat’ dhe opinion futbolldashës që e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Zekirija Ramadani”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Para Prishtinës, Ramadani në Kosovë ka qenë trajner edhe i Trepçës ’89 dhe Feronikelit. Aktualisht, Prishtina këtë edicion renditet e pesta në tabelë pas 13 xhirove të zhvilluara me 16 pikë të mbledhura, tetë më pak se Ballkan