Skuadra e Prishtinës ka fituar ndeshjen e fundit miqësore para edicionit 2022/23 në Superligën e Kosovës në futboll.
Të mërkurën, Prishtina e ka mposhtur Ulpianën, ekip që garon në Ligën e Parë me rezultatin 2:0 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Dy golat për Prishtinën u shënuan në pjesën e parë nëpërmjet Arlind Shabanit dhe Ardi Ajdinit.
Për Prishtinën, kjo ishte miqësorja e shtatë e luajtur prej të cilave e ka humbur vetëm një.
Ndeshjen e parë në sezonin e ri, Prishtina e luan këtë vikend në Klinë kundër skuadrës së Dukagjinit.