Sport

Prishtina fiton bindshëm ndaj Niklit

Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore bindëse në xhiron e 33-t të Superligës së Kosovës në futboll. Të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri”, triumfoi thellë ndaj Feronikelit me rezultatin 5:0.

Prishtina qysh në pjesën e parë, i dha fund dilemës së fituesit pasi ishte në avantazh prej katër golave. Afrikani Sadam Sulley shënoi “hat-trick”, ndërsa golat tjerë për Prishtinën i shënuan Agim Zeka e Otto John.

Me këtë fitore, Prishtina mbetet e pesta në tabelë me 45 pikë të tubuara kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të sezonit.

Feronikeli renditet i fundit me 12 pikë dhe sezonin tjetër do të luajë në Ligën e Parë.