Sport

Prishtina e Feronikeli ndajnë pikët

Prishtina dhe Feronikeli kanë barazuar pa gola në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës.

Sabien Lilaj i Prishtinës pati rastin më të mirë të ndeshjes. Ai në minutën e 15-të nuk qëlloi nga pika e bardhë. Gjuajtjen e tij e priti me sukses Ilir Avdyli.

Me barazimin e sotëm Prishtina arrin në kuotën e 25 pikëve pas 15 ndeshjeve të zhvilluara. Ajo është e treta në tabelë. Ballkani vazhdon të prijë me 35 pikë, ndërsa Drita e ndjek me 33.

Feronikeli është i pesti me 20 pikë të tubuara.