Sport

Prishtina dhe Nikli në vazhdime

Ndeshja çerekfinale e Kupës së Kosovës në futboll ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës ka shkuar në vazhdime.

Dueli që po luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas ka përfunduar pa gola pas 90-të minutave lojë.

Tani skuadrat do të luajnë në vazhdime, dy herë nga 15-të minuta dhe nëse nuk shënohet gol, atëherë fituesi do të përcaktohet me penallti.