Sot në stadiumin e Flamurtarit u zhvillua ndeshja testuese ndërmjet dy rivalëve të kryeqytetit, Flamurtarit dhe Prishtinës. U provuan të gjithë futbollistët në dispozicion nga të dy palët.
Për Prishtinën u paraqitën edhe dy futbollistët në prova, braziliani Ferrari për të cilin sot ishte testi i fundit dhe shqiptarin nga Ulqini, Andjelo Rudoviq i cili do të vazhdojë të qëndrojë ende në përgatitje.
Megjithëse pjesa e parë ishte shumë më impulsive dhe me disa gjuajtje në portë, sidomos të futbollistëve bardhekaltër, portat mbetët të paprekura.
Ndërsa, me gjithë iniciativën më të madhe në pjesë të dytë nga Prishtina, ishte Flamurtari që avancoi e para me golin e shënuar nga penalltia nga zëvendësuesi Festim Krasniqi - 74’, ndërsa për bardhekaltrit pas aksionit me tre veprime të Mankendës e Fetahajt, shënoi për rezultatin e barabartë, përfundimtar, Januzi – 84’.
Bardhekaltrit të mërkurën zhvillojnë testuesen e dytë përball anëtarit të promovuar në Ligën e parë, Ulpiana nga Lipjani, ndeshje kjo për vendin e zhvillimit të saj, KF Prishtina thotë se do t’i njoftojë tifozët me kohë.
Ndërsa të shtunën më 27 korrik në Çair, Shkupi e pret Prishtinën.
Flamurtari – Prishtina 1-1 (0-0)
Golat: Festim Krasniqi 74’ (p) – Ahmed Januzi 84’
Shikues: mbi 200
Gjyqtarë: Ilir Mehmeti, Granit Hyseni, Fatbardh Rrahimi
KV: E. Krasniqi
KK: A. Granchov
Flamurtari: Ardit Nika – Lorik Maxhuni, Veton Kabashi, Angel Granchov, Hriste Ilievski, Agron Bruqi, Arbnor Zeqiri, Egzon Krasniqi, Ernes Isljami, Adem Maliqi, Tervioll Stullqaku. Në pjesën e dytë luajtën edhe futbollistë tjerë.
Prishtina: Alban Muqiqi (Eglant Haxho – 46’) – Armend Thaqi (Ramush Ramadani – 65’), Leotrim Bekteshi (Agon Xhaka – 62’), Ahmet Haliti (Art Maloku – 73’), Tun Bardhoku (Ferrari – 66’), Qendrim Zyba (Diar Miftaraj – 46’), Lorik Boshnjaku (Ahmed Januzi – 58’), Endrit Krasniqi (Ergyn Ahmeti – 46’), Meriton Korenica (Andjelo Rudoviç – 46’), Kreshnik Uka (Gauthier Mankenda – 46’), Trimron Selimi (Liridon Fetahaj – 46’).