Sport

Prishtina angazhon një basketbollist nga Mali i Zi

Sigal Prishtina ka angazhuar edhe një basketbollist për edicionin e ri. Të hënën Prishtina ka njoftuar se ka firmosur me lojtarin 22-vjeçar, Pavle Gjurishiq. Ai është nga Mali i Zi, ndërsa luan në pozitat katër e pesë.

Gjurishiq së fundi ka luajtur në Belgjikë.

Është i gjatë 206 cm. Prishtina ka shpallur pretendimet për ta fituar titullin e kampionit.