Sport

Prishtina 01 fiton ndeshjen e parë finale të plejofit në futsall

Prishtina 01

Prishtina 01 e ka fituar ndeshjen e parë të finales së plejfoit të Superligës në futsall. Prishtina mposhti Liqenin e Drenasit pas vazhdimeve me rezultatin 3:2.

Ndeshja e parë e plejofit u zhvillua në palestrën “1 Tetori në Prishtinë. Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Azem Ibrahimit. Shifrat i barazoi Arif Limani në pjesën e dytë.

Në vazhdime prishtinasit u treguan më efikas. Shefki Kamberi realizoi për 2:1.  Golin e tretë Prishtina 01 e shënoi nëpërmjet Drilon Maxharrajt.

Skuadra nga Drenasi ngushtoi në 3:2 rezultatin në 3:2. Përkundër përpjekjeve, Liqeni nuk gjeti golin e barazimit në kohën shtesë.

Ndeshja e dytë e finales zhvillohet më 10 qershor në Drenas.