Premier League vazhdon të mos ketë pushim, për më shumë, do të ketë orar shumë të ngjeshur.
Në vikend do të zhvillohet xhiroja e 18-të e elitës së futbollit anglez.
Të shtunën, dita nis me ndeshjen interesante mes Wolverhamptonit dhe Manchester Unitedit. Ky takim nis në orën 13:30.
Julen Lopetegui e nisi me fitore aventurën te Wolvesi në “Boxing Day” kundër Evertonit, ndërsa punë e madhe i duhet ndaj Manchester Unitedit. Unitedi për këtë duel të gatshëm për lojë i ka vetëm dy sulmues, Marcus Rashfordin dhe Anthony Martialin.
Humbja nga Wolvesi ka bërë që trajneri i Evertonit, Frank Lampard, të jetë nën presion shumë të madh.
Evertoni të shtunën do të jetë në udhëtim te Manchester City i Pep Guardiolës, në takimin që nis në orën 16:00.
Arsenali po të shtunën në orën 18:30 luan kundër Brightonit.
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta do të jetë në mungesë të Gabriel Jesusit që ka lëndim të rëndë në gju. Por, Arteta mbështetet në talentin e Bukayo Sakas, Martin Odergaardit dhe Eddie Nketiahs.
Shtatë fitore dhe një barazim nga tetë ndeshjet e fundit, kanë bërë që Newcastle Unitedi të kthehet në pretendent për titull kampioni.
Neëcastle takohet me Leeds Unitedin nga ora 16:00, ndërsa në tabelë renditet në vendin e tretë me 33 pikë.
Arsenali është lider me 40 pikë, pesë më shumë se Manchester City.
Xhiron e 18-të në Angli e mbyll ndeshja e së dielës më 1 janar të vitit 2023, mes Nottingham Forestit dhe Chelseat, që luhet në orën 17:30 .
Chelsea nuk e ka nisur mirë sezonin e ri.
Në 15 ndeshjet e para të luajtura ka arkëtuar vetëm 24 pikë.