Sport

Portieri i Prishtinës shënon gol nga porta në portë

Portieri i Prishtinës, Ardit Nika, ka shënuar gol sensacional nga porta në portë në miqësoren e fituar ndaj skuadrës bullgare Lokomodiv Plovdiv të premten pasdite.

Kryeqytetasit triumfuan me rezultat 3:1 në ndeshjen e zhvilluar në Antalia të Turqisë.

Nika realizoi në minutën e 19-të, ndërsa Endrit Krasniqi kontribuoi me dy gola në minutat 34-të dhe 45-të.

Ditë më herët, Prishtina e kishte mposhtur 2:0 Feronikelin në miqësoren e zhvilluar në Turqi.