Sport

Portieri Avdyli në bisedime me Feronikelin

Portieri Ilir Avdyli ka njoftuar për largimin e tij nga Kukësi, derisa KOHA ka mësuar se është në bisedime me skuadrën e Feronikelit.

Lajmin e ka bërë të ditur të martën një i afërm i portierit Avdyli. Personi i afërt me futbollistin që ka dashur të flas në kushte anonimiteti ka thënë se ende nuk ka asgjë konkrete, por që sipas tij, Avdyli është i hapur të kthehet në Kosovë për ta vazhduar karrierën.

“Iliri është në bisedime me Feronikelin, por ende nuk ka konkrete asgjë. Edhe me dy ekipe të Shqipërisë jam në bisedime dhe besoj shpejtë ai do ta marrë një vendim shpejtë për të ardhmen”, ka thënë i afërmi i portierit. Avdyli pos Kukësit karrierë në Shqipëri ka bërë edhe te Kamza dhe Tirana, derisa në Maqedoninë e Veriut ka luajtur për Shkëndija e Tetovës, kurse në Kosovë për Llapin, Hajvalinë dhe Ferizajn.