Sport

Portieri Avdyli kthehet te Llapi

Portieri Ilir Avdyli është kthyer te Llapi pas katër vjetësh. Lajmin për kthimin e portierit 190 centimetra e ka bërë të ditur klubi llapjan në Facebook.

Me Llapin ish-portieri i KEK-ut, Ferizajt, Hajvalisë, Tiranës, Shkëndijës së Tetovës, Kamzës, Kukësit dhe Feronikelit ka nënshkruar kontratë trevjeçare. Avdyli pjesë e Llapit ishte në edicionin 2016/17.

“KF Llapi ka siguruar portën dhe posedon kualitet brenda ekipit në çdo repart, duke nisur nga ai më i rëndësishmi, i portës me dy portierët Çoriq e Avdyli e duke vazhduar më pas me fazën defensive dhe atë ofensive”, shkruan në njoftimin e Llapit.