Sport

Policia arreston tifozin që sulmoi Billy Sharpin

Ylli i Sheffield Unitedit, Billy Sharp, është mbuluar me gjak pasi u sulmua nga një tifoz në ndeshjen e dytë të plejofit të “Championshipit”, e zhvilluar në Nottingham Forest të martën mbrëma.

Foresti e fitoi këtë ndeshje në penallti, ndërsa tifozët hynë në fushë pasi skuadra siguroi një vend në finalen që luhet në “Wembley”.

Trajneri i Sheffield Unitedit, Paul Heckingbottom, ka thënë pas ndeshjes se Sharp është lënduar kur tifozët hynë në fushë, dhe lojtari u gjakos.

Policia ka konfirmuar se është arrestuar një person 31-vjeçar, i cili dyshohet për këtë sulm.