Arbitri nga Polonia, Szymon Marciniak, do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen finale të Kupës së Botës “Katari 2022”, ka njoftuar FIFA të premten.
Finalja ndërmjet Argjentinës dhe Francës, do të zhvillohet të dielën prej orës 16:00 në stadiumin Lusail.
Ndeshja finale, do të jetë dueli i tretë për arbitrin polak në turneun e Katarit. Ai ishte kryesori edhe në fitoren e Francës 2:1 ndaj Danimarkës në fazën e grupeve, si dhe triumfin e Argjentinës me rezultatin identik ndaj Australisë në 1/8 e finales.
Marcianiak është arbitër i FIFA-s prej vitit 2011, ndërsa ky është Botërori i tij i dytë.
Ai ka qenë edhe në Kupën e Botës të mbajtur para katër vjetësh në Rusi.
41-vjeçari në finale do të asistimet nga bashkëkombasit e tij, Paëel Sokolnic dhe Tomasz Listkiewitz.