Sport

Pjesa e parë në Gjilan mbyllet pa gola

Gjilani dhe Prishtina janë duke barazuar pa gola në ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës.

Takimi që po zhvillohet në terrenin me bar sintetik e shënon edhe fillimin e pjesës së dytë të futbollit kosovar pas pushimit të gjatë.

Prishtina është duke luajtur me një lojtar më pak në fushë prej minutës së 18-të.

Kushtrim Gashi e ndërpreu një kundërsulm të gjilanasve në gjysmën e fushës, dhe u përjashtua nga loja direkt me të kuq nga gjyqtari Visar Kastrati.

Në minutën e 29-të, Prishtinës iu anulua një gol për pozitë jashtë loje.

Edhe Gjilani pati rastet e veta por nuk i shfrytëzoi.

Këto dy skuadra kishin luajtur vjet në finale të Kupës së Kosovës.

Prishtina kishte triumfuar 2:0.

Sot po zhvillohen edhe tri ndeshje të kësaj faze të garës.

Suhareka – Prishtina e Re, Feronikeli 74 – Malisheva dhe Vjosa – 2 Korriku. Suhareka, Malisheva dhe Vjosa janë duke fituar 1:0.