Sport

Pesë medalje nga xhudistët e rinj

Lajmet më të mira për sportin kosovar vazhdojnë të vijnë nga xhudo, sporti në të cilin vendi ka medalje të artë olimpike e shumë tituj të botës e të Evropës.

Ndonëse Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Akil Gjakova janë duke u përgatitur për botëror dhe ka kohë që nuk kanë garuar, xhudo vazhdon t’i sjellë medalje Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”. Janë xhudistët e gjeneratës së re që kanë shkëlqyer këtë fundjavë.

Kanë fituar plot pesë medalje në gara serioze ndërkombëtare. Katër medalje xhudistët kosovarë i kanë fituar në Kampionatin Ballkanik për kadetë (U-18) që u mbajt në Tekirdag të Turqisë.

Të dielën Shpat Zeka fitoi medaljen e artë në kategorinë deri 90 kilogramë, ndërsa Laura Fazliu fitoi të bronztën në kategorinë deri 63 kilogramë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.