Sport

Përfundon pa fitues ndeshja e Premier Leagues

Ndeshja në mes të Nottingham Foresit dhe Aston Villas ka përfunduar baras, 1:1. Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së 10-të dhe është zhvilluar të hënën mbrëma. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë.

Fillimisht Nottinghami me Emmanuel Dennis në minutën e 15-të, ndërsa Ashley Young barazoi shifrat në minutën e 22-të.

Nottinghami zë vendin e parafundit me pesë pikë, ndërsa Aston Villa në vendin e 16-të me nëntë pikë.