Sport

Përfundojnë pa gola pjesët e para në Prishtinë dhe Klinë

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve që po zhvillohen sot në kuadër të xhiros së 15 të Superligës së Kosovës në futboll. Pas 45 minutave të para, rezultati është 0:0 në ndeshjen ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndërsa, pa gola është mbyllur pjesa e parë edhe në ndeshjen tjetër, atë që po zhvillohet në Klinë, ndërmjet Dukagjinit dhe Ulpianës. Në të dy ndeshjet nuk ka pasur raste konkrete shënimi gjatë 45 minutave të para.

Në duelin në Klinë, Dukagjini ka lëshuar rast të mirë shënimi në minutën e 43-të, por sulmuesi Ahmed Januzi dështoi i vetëm përballë portierit mysafir. Ndërkohë, në Prishtinë për vendasit rastin më të mirë e lëshoi sulmuesi Leutrim Kryeziu që nuk shënoi nga afërsia në minutat shtesë.