Volejbollistët e Pejës kanë vazhduar dominimin në Kosovë.
Të dielën pasdite në Prishtinë, Peja e fitoi Kupën e Kosovës në volejboll për edicionin 2023/2024.
Në finalen interesante, Peja e mposhti Ferizajn me rezultatin 3:1 në sete.
Seti i parë ishte i fortë dhe përfundoi 25:20. Thuajse i barabartë ishte seti i dytë, që përfundoi 25:23 për skuadrën pejane. Ferizaj e fitoi setin e tretë, 28:26, ndërsa ekipi pejan iu gëzua trofeut të radhës duke triumfuar 25:19 në setin e katërt.
Në garën për Kupë, Peja fillimisht kishte fituar 3:0 në sete ndaj Lubotenit.
Në gjysmëfinale, të shtunën, pejanët fituan 3:0 në sete ndaj Dritës.