Trashëgimia e sportistëve mund të ndryshojë shumë, bazuar në faktin se kush i gjykon ata. Tifozët e rinj të futbollit mund të kenë një pamje të Zinedine Zidanet, si një nga trajnerët më të mirë të rinj përreth, pasi ishin dëshmitarë të skuadrës së tij, Real Madrid, që dominojë në Ligën e Kampionëve gjatë dekadës së fundit.
Pa dyshim, ata do të kenë parë klipe të aftësive dhe qëllimeve të Zidanet si lojtar aktiv për klubin dhe vendin e tij, por ata kurrë nuk do të kenë përshtypjen e njëjtë për njeriun sikurse ata që shikuan “live” derisa ai dërgoi një top me volej në këndin e portierit Hans-Joerg Butt të Bayer Leverkusenit, transmeton KOHA shkrimin e BBC.
Këtë gol Zidane e shënoi në finalen e vitit 2002 të Ligës së Kampionëve, të cilën e fitoi Real Madridi. Pavel Nedved është një tjetër futbollist që i përshtatet kësaj fature. Disa tifozë korrektë dhe madje disa lojtarë që aktualisht janë pjesë e gjeneratave të reja të Juventusit kryesisht do të mendojnë për Nedvedin si nënkryetarin e klubit imazhi i tyre për çekun përfshin një kostum dhe kravatë, por jo edhe me vijat e zeza dhe të bardha të fanellës së “Zonjës së vjetër” siç njihet ndryshe ekipi nga Serie A.
Sidoqoftë, ka disa të dhëna për të kaluarën e tij. Jo më pak se performanca e tij në maratonën e vitit 2012 në Pragë. Ai këtë maratonë e përfundoi për më pak se katër orë, gjë që i ndihmoi të pikturonte një figurë të një njeriu që kurrë nuk do të ndalet së vrapuari dhe kurrë nuk do të ndalet së shtyri vetveten. Me këtë automatikisht nënkuptohet se Nedved si futbollist ishte i aftë për ta ndriçuar lojën e ekipit të tij, në çdo moment.
Nedved i takon grupit të lojtarëve që nuk janë pajtuar asnjëherë me dështimin. I ngjashëm si Nedvedi ishte edhe mesfushori holandez Edgar Davids, bashkëlojtar i çekut te Juventusi. Pastaj, i një natyre të tillë ishte edhe kolumbiani Carlos Valderama e George Best. Pra, këta lojtarë, thjesht duhej të ishin më të mirët në fushë, duke dhënë gjithçka nga vetja dhe duke mos u dorëzuar për asnjë moment.
Nuk është se këta lojtarë e morën pushtetin nga pamja e tyre, por ata konsideroheshin si lojtarët që luanin pa frikë. Kështu që, Nedved ishte lojtar këmbëngulës, me frymë të vërtetë luftarake që nuk i frikësohej asnjë kundërshtari.
Depërtimi
Fillimi i viteve 1990 ishte një kohë e ndryshimit monumental për futbollin evropian, por edhe për vetë Evropën. Kombet e futbollit të Evropës Lindore dhe Qendrore kishin pasur shpesh lojtarë me përvojë të bazuar në shtëpi – ligat vendore.
Ekipi i Çekosllovakisë në Botërorin e vitit 1990 përfshinte tetë lojtarë që luanin në kampionatet e huaja dhe vetëm një nën moshën 23-vjeçare, Vaclav Nemecek. Por pas rënies së Murit të Berlinit dhe ndarjes së vendit në republikat e Çekisë dhe Sllovakisë, sondazhet e lojtarëve ndryshuan dhe kjo detyroi trajnerët të hidhnin rrjetat më gjerë.
Lojtarët e rinj shpesh ishin përfituesit, veçanërisht në “Euro 96”, ku Republika e Çekisë - në turneun e tyre të parë të madh si komb i pavarur - i habiti të gjithë kur i shpëtoi “grupit të vdekjes” dhe arriti deri në finale.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.