Sport

Pas 49 vitesh rikthehet në Serie A

Spal është ekipi nga Ferrare që ka siguruar plasmanin në Serie A, ndërsa herën e fundit kur ishte në ligën më të mirë italiane të futbollit ka qenë viti i largët 1968.

Spal ka pësuar humbje nga Ternane 1:2, por pavarësisht kësaj ka siguruar vendin e vet në Serie A, duke iu falënderuar humbjes së Frosinones, e cila nuk mundi të arrijë pozitën e parë dhe 75 pikët e grumbulluara nga Spal, transmeton kp. 

Image

Autori i të dy golave për fitore ishte Pettinari, ndërsa për mysafirët shënoi Antenucci.

Në xhiron e fundit, 42, do të dihet edhe udhëtari i dytë direkt në Serie A, ndërsa për këtë pozitë luftojnë Verona, e cila ka 73 pikë dhe Frosinone me 71 pikë.