Sport

Pa gola në pjesën e parë të ndeshjes Prishtina – Drita

Prishtina e Drita nuk kanë shënuar gola në pjesën e parë të ndeshjes në “Fadil Vokrri”.

Ndeshja i takon xhiros së 35-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Është kjo xhiroja e parafundit e kampionatit të Kosovës.

Të dy skuadrat kanë pasur raste shënimi, por pa i konkretizuar.

Ndeshja është e rëndësishme për Prishtinën për të shmangur barazhin.

Prej orës 15:00 po luhen edhe ndeshjet tjera të javës së 35-të: Ulpiana – Feronikeli, Dukagjini – Llapi, Gjilani – Malisheva, Drenica – Ballkani.