Është mbyllur pa gola pjesa e parë ndërmjet Gjilanit dhe Ulpianës, ndeshje kjo që po zhvillohet në stadiumin me bari sintetik dhe i takon xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Përkundër tentimeve të dy skuadrave, rrjetat kanë mbetur të paprekura në pjesën e parë.
Aktualisht, Gjilani është i dyti në tabelë ndërsa Ulpiana e parafundit.