Sport

Nunezi mban Liverpoolin në krye të tabelës

Liverpooli ka shënuar fitore shumë të vështirë, por të rëndësishme të shtunën.

“Të Kuqtë” fituan 1:0 në udhëtim te Nottinghami në minutat e fundit të ndeshjes.

Mes mungesave të shumta, Liverpooli arriti të krijonte më shumë, por assesi të shënonte. Deri kur në skenë doli sulmuesi Darwin Nunez, i cili shënoi në minutën e fundit të ndeshjes për t’i dhënë tre pikë të arta skuadrës së Jurgen Kloppit.

Liverpooli vijon të jetë lider në Premier League me 63 pikë. Manchester City ka 59 pikë e Arsenali në vendin e tretë ka 58 pikë, që kanë një ndeshje më pak se Liverpooli.

Nottignhami është i 17-ti me 24 pikë.