Trajneri Ardian Nuhiu fitoi me Dritën në udhëtim te Feronikeli me rezultatin 5:0, por thotë se këtij dueli, ai dhe lojtarët që i drejton, i janë qasur shumë seriozisht.
“Në ndeshjet e tilla është e rëndësishme qasja, serioziteti. Të dyja nuk munguan deri në fund të kësaj ndeshjeje. Në ndeshjet e tilla duhet ta respektosh kundërshtarin. Duke e respektuar kundërshtarin, respekton edhe veten. Provuam disa futbollistë të ri që stërviten me ne në skuadër. Tash, objektivi mbetet ndeshja e radhës, kjo nuk diskutohet”, është shprehur trajneri Nuhiu.