Sport

Nuhiu: Ishim në presion, por tani jemi më të qetë

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, e pranon se kanë qenë në preson pas pjesës së parë kundër Feronikelit.

Drita fitoi 2:0 në udhëtim te Feronikeli. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.

“Në pjesën e parë ishin në presion. Ka qenë presion i lartë. U mundova t’i motivojë lojtarët që të çlirohemi dhe do të vijmë te goli. Kishim nevojë për fitore. Në pjesën e dytë shënuam dy herë dhe erdhi qetësia. I përgëzojë lojtarët për paraqitjen e mirë. Kemi pasur nevojë për një fitore. Kemi bërë ndeshje të mira, por jo edhe rezultate. Se sa po luan Drita mirë, por tregon se nuk po rrezikohemi shumë nga kundërshtari”, tha Nuhiu

Drita ka 16 pikë dhe renditet në vendin e tretë. Derisa Feronikeli zë vendin e tetë me 10 pikë.