Nottingham Foresti i është bashkuar skuadrave tjera të Anglisë në garën për shërbimet e mesfushorit Weston McKennie. “Sky Sports” bën të ditur se Nottinghami është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro për mesfushorin e Juventusit.
Mësohet se ekipi anglez po dëshiron ta transferojë McKennien gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi amerikani nuk ka treguar paraqitje të mira këtë sezon te Juventusi.
24-vjeçari këtë edicion ka shënuar tri gola dhe ka asistuar një herë në të gjitha garat, ndërsa me Juventusin ka kontratë deri në vitin 2025. Interesim për McKennien kanë shfaqur edhe Tottenhami, Necastle Unitedi, Evertoni e Leedsi.