Sport

Nottinghami transferon Ribeiron nga Sportingu

Nottingham Foresti e ka transferuar sulmuesin e Sportingut të Lisbonës, Rodrigo Ribeiron, në formë huazimi.

Ribeiro do të jetë pjesë e klubit të Premier Leagues angleze deri në fund të këtij edicioni, ndërsa Nottinghami e ka të drejtën e blerjes përfundimtare të sulmuesit 18-vjeçar.

Ribeiro ka zhvilluar shtatë paraqitje për Sportingun, por nuk ka shënuar gol. Ai është pjesë e grupmoshës U20 të Portugalisë.

Debutoi për ekipin e parë në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt, në mars të vitit 2022.

Ai për Lisbonën B ka shënuar 11 gola në 42 paraqitje, në kategorinë e tretë të futbollit portugez.