Nottingham Foresti po kërkon edhe transferimin e 13-të këtë verë, pasi po synon edhe mesfushorin Tieomue Bakayoko, njofton “Daily Mail”.
Bëhet e ditur se Nottinghami ka nisur negociatat me Chelsean për mesfushorin, i cili sezonin e shkuar ishte i huazuar te Milani.
Bakayoko ishte huazuar për dy vjet te Milani, por ekipi italian ka vendosur të mos e mbajë pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Stefano Pioli.
Për transferimin e 27-vjeçarit, Nottinghami është i gatshëm të ofrojë mbi 10 milionë euro.
Ai ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2024, ndërsa ka luajtur edhe te Napoli e Monaco.