Sport

Nottinghami siguron Montielin

Skuadra e Nottingham Forestit ka siguruar shërbimet e kampionit të botës, mbrojtësit Gonzalo Montiel ka njoftuar “Sky Sports” të hënën.

Bëhet e ditur se Nottighami tashmë ka arritur marrëveshje me Sevillan për transferimin e Montielit, i cili do të prezantohet tek ekipi anglez ditëve në vijim.

Për transferimin e 26-vjeçarit, Nottinghami do të paguajë 15 milionë euro, ndërsa Montiel me ekipin e ri do të firmosë kontratë pesëvjeçare.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka qenë pjesë e Sevillas prej vitit 2021 kur iu bashkua nga River Plate dhe me ekipin spanjoll ka triumfuar në Ligën e Evropës edicionin e shkuar.

Montiel ka edhe 23 paraqitje për Argjentinën, me të cilën vitin e shkuar e fitoi Kupën e Botës.