Mesfushori zviceran Remo Freuler do të jetë përforcimi më i ri i Nottingham Forestit, ekip që këtë edicion po bën gara në Premier League.
“Sky Sports” raporton të enjten se Nottinghami tashmë ka arritur marrëveshje me Atalantan për transferimin e Freulerit, i cili do të zyrtarizohet gjatë këtyre ditëve.
Për kartonin e Freulerit, Nottinghami do t’i paguajë nëntë milionë euro.
Freuler me ekipin e ri, pritet të firmosë kontratë trevjeçare.
Ai do të jetë përforcimi i 13-të i Nottinghamit në këtë afat kalimtar.