Sport

Nottinghami shokon Liverpoolin

Nottingham Foresti ka dhuruar paraqitje të shkëlqyer dhe e ka shokuar Liverpoolin. Me fitoren 1:0 të shtunën, Nottingham Foresti shkon në kuotën e nëntë pikëve në Premier Leaguen e Anglisë.

Ndeshja i takoi xhiros së 13-të të elitës së futbollit anglez.

Taiwo Awoniyi, i cili u largua nga Liverpooli në vitin 2021 pa u paraqitur në asnjë ndeshje, e shënoi golin e fitores nga afërsia në minutën e 55-të, në tentimin e dytë.

Liverpooli nuk ishte në formën më të mirë. Virgil van Dijk humbi shansin më të mirë dhe skuadra e “të kuqve” mbetet pa fitore në ndeshjet si mysafir këtë sezon.

Ishte dita më e mirë për Nottinghamin qëkur u kthye në elitën e futbollit anglez pas 23 vjetësh mungesë.

Liverpooli në 11 ndeshje të luajtura mbetet në kuotën e 16 pikëve.