Skuadra nga Anglia, Nottingham Foresti, ka bërë ofertë për mbrojtësin e krahut, Alex Moreno. “Marca” shkruan se ekipi anglez i ka ofruar Real Betisit 20 milionë euro për 29-vjeçarin.
Në fakt, Moreno ka arritur marrëveshje personale me Nottinghamit dhe po pret dritën e gjelbër nga Betisi për t’iu bashkuar skuadrës nga Premier League.
Moreno është pjesë e Betisit prej vitit 2019 dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2025.