Sport

Nottinghami kontakton Sampaolin

Jorge Sampaoli pritet ta vazhdojë zejen e trajnerit në Angli pak javë pas shkarkimit nga skuadra e Sevillas. “Daily Mail” ka shkruar të mërkurën se Sampaoli tashmë është kontaktuar nga drejtuesit e Nottingham Forestit, të cilin po e shohin trajnerin kilian si të duhurin për ekipin anglez.

Nottinghami po lufton për t’i shpëtuar rënies nga Premier League dhe këtë javë pritet ta shkarkojë trajnerin Steve Cooper për shkak të rezultateve të dobëta. Zë vendin e 18 në tabelë me 27 pikë të mbledhura pas 30 ndeshjeve të zhvilluara.

Sampaoli para tri javësh u shkarkua nga Sevilla dhe është i gatshëm t’i kthehet punës për ta udhëhequr Nottinghamit drejt misionit për mbijetesë. Në Evropë, Sampaoli ka qenë edhe trajneri i Marseillet.