Portieri amerikan, Matt Turner është larguar nga Arsenali për t’iu bashkuar ekipit tjetër nga Premier League, Nottingham Forestit. Turner të mërkurën është prezantuar te Nottinghami, ekip me te cilin ka firmosur kontratë kontratë katërvjeçare.
Për kartonin e 29-vjeçarit, Nottighami i ka paguar Arsenalit 15 milionë euro, përfshirë edhe bonuset.
Turner verën e shkuar iu bashkua Arsenalit nga ekipi amerikan Neë England por te skuadra angleze e kishte rolin e portierit të dytë.
Në edicionin e tij të parë tek Arsenali, Turner regjistroi vetëm 7 paraqitje në të gjitha garat. Ai është kapiten i Përfaqësueses së SHBA-së, për të cilën deri më tani ka 32 ndeshje të luajtura.