Sulmuesi Anthony Elanga është përforcimi më i ri i skuadrës së Nottingham Forestit për edicionin 2023/24. Elanga të martën është prezantuar te Foresti, ekip me të cilin ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2028.
Ai te Foresti është transferuar nga skuadra e Manchester Unitedit për 20 milionë euro. Në prezantimin e tij te skuadra e re, Elanga kalimin te Foresti e ka quajtur si hap të rëndësishëm në karrierën e tij.
Ai ka pranuar se kishte edhe oferta të tjera, por vendosi t’i bashkohej Forestit për shkak të projektit që ia prezantoi.
21-vjeçari ishte pjesë e gjeneratave të reja të Manchester Unitedit prej vitit 2015, ndërsa me ekipin e parë debutoi në fillim të vitit të shkuar. Edicionin e fundit, Elanga regjistroi 26 paraqitje me Unitedin, ku pati edhe 2 asistime.