Sport

Nottinghami fiton pas një kohe të gjatë

Nottinghami ka shënuar fitore përballë Aston Villas të dielën.

Nottinghami mposhti Aston Villan me rezultatin 2:0 në shtëpi, në ndeshjen që i takoi javës së 11-të të Premier Leagues së Anglisë. Ishte fitorja e parë pas një serie negative prej dy humbjesh e katër barazimeve. Fitoren e fundit në Premier League e kishte shënuar ndaj Chleseat më 2 shtator.

Golin e parë e shënoi në minutën e pestë, Ola Aina, kurse të dytin në minutën e 57-të, Orel Mangala.

Nga 11 ndeshje, Nottinghami ka fituar 13 pikë, kurse Aston Villa i ka 22 pikë.